Kérastase Première Huile Gloss Réparatrice është një vaj i koncentruar pa shpëlarje që riparon dhe rikthen shkëlqimin për të gjitha llojet e flokëve të dëmtuar.
Kalciumi, si shumë minerale, është i dobishëm për shëndetin e flokëve, por në sasi të tepërt mund të shkaktojë mbingarkesë, duke dëmtuar më tej flokët e trajtuar ose të dekoloruar dhe duke i bërë të zbehtë dhe të prirur ndaj thyerjes. Ky vaj luksoz me efekt mbështjellës ka një veprim të dyfishtë: falë përqendrimit të lartë të përbërësve riparues dhe ushqyes, ai mbyll majat e ndara, rrit forcën e flokëve dhe neutralizon dukshëm pamjen e zbehtë të flokëve të dëmtuar. Flokët mbeten më të fortë dhe 4 herë më me shkëlqim.*
Për kujdes edhe më të thellë ristrukturues për flokët e dëmtuar ose të trajtuar intensivisht, përdorni teknikën e shtresimit. Filloni me trajtimin para larjes Kérastase Concentré Décalcifiant Ultra-Réparateur dhe, pa e shpëlarë, aplikoni sipër Kérastase Première Bain Décalcifiant Réparateur për një efekt shtesë dekalsifikues dhe riparues. Vazhdoni me një balsam ose maskë nga linja Première dhe përfundoni me Huile Gloss Réparatrice si hapi final i stilimit.
Shishe e përbërë nga 20% xham i ricikluar
• Flokë 4x më me shkëlqim*
* Test instrumental
Si të përdoret?
Aplikoni 1 ose 2 pipeta në flokë të lagësht ose të thatë.
Lëreni pa shpëlarë. Thani me fen dhe stiloni me nxehtësi.
BENEFITET
Riparim shkëlqimi
Neutralizon rrjënjosisht mungesën e vazhdueshme të shkëlqimit
Vulos majat e çara





Vlerësimet
Nuk ka asnjë vlerësim.